Zhurnal / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i ASH – AAA për Strugën?

 Koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bashkërisht do të garojnë edhe për zgjedhjet lokale, shkruan, Zhurnal.mk.

Burime të afërta për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, të degës së ASH-së në Strugë, por edhe me degën e Alternativës, thonë se kandidati për qytetin e Strugës nga opozita shqiptare, pritet që të jetë afaristi i mirënjohur nga Zvicra, strugani Argëtim Saliu. A do të jetë Saliu kandidat i opozitës shqiptare për Strugë, kjo gjë mbetet të saktësohet brenda javëve në vijim.

Ajo që flitet në terren është se afaristi nga Zvicra, Argëtim Saliu, gëzon respekt dhe popullaritet në qytetin e Strugës, dhe kjo mund të jetë që kjo kandidaturë t’i bëj ballë seriozisht BDI-së në Strugë dhe t’i jap goditjen më të rëndë Ramiz Merkos nga BDI.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...