Agjencia Lajmeve Zhurnal ka siguruar ofertën që Aleanca për Shqiptarët ua ka dërguar Alternativës dhe Lëvizjes BESA lidhur me përpilimin e listave për deputet nga këto parti që pritet të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit.
Nga ky dokument që ka siguruar Agjencia e Lajmeve Zhurnal vërehet se Aleanca për Shqiptarët më shumë përparësi ju jep Alternativës se sa Lëvizjes BESA. Oferta e ASH-së për njësinë zgjedhore nr 1 është që bartësi të jetë nga Alternativa.
Pashtu edhe në njësinë zgjedhore numër 2 Aleanca për Shqiptarët bartësin e listët ia ka deleguar Alternativës. Ndërsa njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6 bartësi do të jetë nga Aleanca për Shqiptarët. Të dhënat e lartpërmendura janë ofertë e ASH-së drejtuar Alternativës dhe Lëvizjes BESA.