“Zhveshja” e Tunës tek kënga e alfabetit, reagojnë arsimtarët dhe profesorët

Një dit më parë, këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marëdhënije mes bashkësive ka publikuar videoklipin dhe këngën kushtuar ditës së alfabetit, por ajo që bije në sy është veshja e këngëtares.

Për këtë kanë reaguar arsimtarë e professor të ndryshëm.

Ish arsimtari, Safit Zeqiri në një prononcim për News33 thotë se një videoclip I tillë nuk është I preferueshëm për fëmijët nën 16 vjeçarë.

“Një këngë e rëndësishme siç është për alfabetin e gjuhës shqipe të bëhet një këngë me një videoklip me “zhveshje” në prezencën e fëmijëve në te është një gjë që nuk do ka kisha preferuar fëmijëve tanë as që ta shikojnë, spese kjo më është kategori e 16+. Kënga ka nevojë për elemente folklorike shqiptare, por aspak për “zhveshje”., tha Zeqiri, për News33.

Profesori Naser Miftari thotë se kjo është një dukuri që kërkon qasje serioze dhe të domosdoshme për diskutim dhe analizë të mirëfilltë në fushën edukative.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitar të thënies së mirënjohur se “muzika shikohet, nuk dëgjohet”, me të cilën me çdo kusht kërkohet “të jen në qendër të vemendjes” pa mos mbajtur llogari se çfarë bëjmë në fushën edukativo – arsimore, edhe pse mirë e dimë dhe kuptojmë normën etike, morale dhe estetike… Dikur në të kaluarën kur këto elemente të rëndësishme shoqëruese për ngritjen dhe begatimin e kulturës, kontrolloheshin dhe mbaheshin brenda një gabariti të caktuar, dikush e quante “cenzurë” dhe prapambetje, vlerat gjithnji e më shumë ishin në ritje, kurse tani “liria pa kufi”, po këto vlera që karakterizojnë përmasat e moralit të qenies njerëzore, gjithnjë e më shumë po i sulmon dhe shkatëron thelbin e saj, që nxit dyshimin se çfarë mundë të presim nga gjeneratat e reja!? Mendoj se medoemos duhet vendosur në fuqi “kodeks etik” të paraqitjes fizike të të gjithë personave, e në veçanti atyre që mbulojnë sferën edukative- arsimore, artistike dhe kulturore, për të vënë në binarë vlera të mirëfillta njerëzore”, deklaroi Miftari.

Ka reaguar edhe profesori, Enver Ajdini.

“Për ditën e alfabetit duhet të këndon kori i muzicienteve e jo këngëtar të hip hopit”, tha shkurt Ajdini.

Kujtojmë, kënga kushtuar alfabetit e kënduar nga Altuna Sejdiu, është sponsorizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe marëdhënije ndërmjet bashkësive e cila udhëhiqet nga Artan Grubi, i cili njëherit është edhe zv.kryeministër. Ende nuk dihet se sa ka kushtuar kjo këngë.Related Topics:

In : Aktuale

Loading...
loading...