Ziadin Sela: 500 milionë euro për revitalizim të vendbanimeve shqiptare

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe kandidatët për deputetë nga njësia e gjashtë zgjedhore, sot kanë qëndruar në vendbanimet e Komunës së Tearcës. Këto vendbanime prej kohësh kanë probleme me ujin e pijshëm. Ky problem është aktual sidomos në temperatura të larta gjatë ditëve të verës.

Bartësi i listës dhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela foli për këtë fenomen dhe për hallet e shumta të fshatrave shqiptare, të cilave u mungojnë kushtet elementare. Sela tregoi se në programin “Shtet për të Gjithë” të koalicionit fitues ASH – AAA janë paraparë 500 milionë euro investime vetëm për vendbanimet shqiptare.

“Ne do të jemi imazhi i politikanit, i cili e zgjedh dhe atë që e premton edhe e realizon. Kurrë prej nesh nuk do të dëgjoni fjalë boshe dhe pozicione të mëdha sepse veprimi ynë politik nuk ka të bëjë me individin vetëm si individ. Veprimi ynë politik ka të bëjë me problemet, me hallet e shqiptarëve, gjithandej ku ndodhen ata. Në programin tonë do ta shikoni, 500 milionë euro investime janë paraparë për 4 vite qeverisje direkt për revitalizimin e vendbanimeve shqiptare”, theksoi para banorëve të Nerashtit dhe Dobroshtit, Ziadin Sela nga Koalicioni ASH – AAA.StrugaLajmStrugaLajm

Sela sqaroi se programi është bërë direkt nga kërkesat dhe hallet e qytetarëve, pasi muaj më parë ai vetë i ka kaluar të gjitha fshatrat shqiptare, ku ka biseduar me banorët e çdo fshati. Këtë, sqaroi ai, e kanë bërë me qëllim që nga afër t’i prekin hallet e qytetarëve.StrugaLajm

Problem i madh për banorët e kësaj ane shfaqet edhe fenomeni i dhënies me koncesion të burimeve të ujit, për hidrocentralet private të njerëzve të afërt të partisë që për 18 vite është në pushtet.

“Në çdo vendbanim shqiptar infrastruktura e rregulluar është bërë me iniciativë private dhe aspak me dorë të shtetit dhe investime nga shteti. Problemet e shqiptarëve në shumë vendbanime janë të mesjetës. Bota këto çështje i ka zgjedhur prej në mesjetë. Ujin për pije e vuajnë shqiptarët gjithandej. Ujin për pije edhe sot e kësaj dite shqiptarët e vuajnë edhe këtu në komunën tuaj. Në këto temperatura të larta, po kalon java dhe ju nuk e keni një pikë uji. Nuk e keni një pikë uji sepse ne kemi zgjedhur gabimisht politikanë, të cilët interes e kanë pasur biznesin dhe përfitimin personal. Sepse përpara se të sigurojnë ujin për pije ata kanë siguruar koncesione për njerëzit e afërm të tyre, pa i pyetur banorët e këtyre anëve dhe sot po shfaqin probleme”, theksoi Sela në Përshefcë dhe Tearcë.

Takimet me qytetarët e Komunës së Tearcës përfundojnë me tubim në Sllatinë. Qytetarët e kësaj ane i besojnë ofertës së Koalicionit ASH – AAA sepse ata e dinë se “Tash është Koha” për ta sjellur ndryshimin e shumëpritur.

In : Aktuale

Loading...
loading...