Ziadin Sela: Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Ziadin Sela, ka përcjell mesazh përplotë emocionesh për shuarjen nga kjo jetë të të aktorit të madh, Adem Mikullovci.

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze-u mbyll.” po citoj disa fjalë që shkroi Baca Adem më 26 mars ditën që humbëm Leze Qenën! Sot me shumë dhimbje pranova lajmin e humbjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci! Një aktor i mrekullueshëm, ai ishte një legjendë, një yll që çdo roli që luante i jepte jetë! Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë kontributin e tij. Jemi rritur duke parë humorin e tij!

Në 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Mikullovci deri në minutat e fundit të jetës i shërbeu politikës në Kosovë. Ngushëllime, familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që ndoqën me respekt dhe dashuri punën e tij! Baca Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta!, ka shkruar kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Loading...
loading...











Loading…


loading…