Ziadin Sela: Anëtarësimi në NATO nuk është vepër e Zaevit dhe Ahmetit, por shumë më tepër

“Anëtarësimi në NATO nuk është vepër e Zaevit dhe Ahmetit, por shumë më tepër. Shqiptarët që votojnë për në NATO nuk votojnë për Zaevin dhe Ahmetin, por NATO është shteti i së drejtës dhe nisja e reformave në drejtësi, përgjegjësi e politikanëve të korruptuar, të cilët do ta gjejnë veten në bankën e të akuzuarëve. Këto janë motivet pse duhet të votojmë më 30 shtator.”, theksoi kreu i ASH-së në tubimin në Kërçovë për referendumin për emrin.

Sipas tij, shqiptarët duan të votojnë NATO sepse nuk duhet të lejojnë ndarjen tonë në blloqe, sepse Shqipëria është në NATO, Kosova është me NATO dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë pjesë e saj.

Ai tha se synimi i ASH-së do të jetë mbajtja e rinisë dhe kthimi i asaj pjese që ka lënë vendin.

Ai ka thumbuar edhe BDI-në, e cila është pjesë e pushtetit aktual.StrugaLajmStrugaLajm

“Në oborret mbretërore mbretërit kanë ikur, por ato që kanë ngelur gjithmonë aty janë palacot. Kemi dëgjuar se sa kryeministra i kanë ndërru, se emri Ilinditase është i joni, e shumë gënjeshtra.
Ne jemi para disa momenteve të rëndësishme, që në mënyrë të japin kontributin tonë atje ku është rrugëtimi i ASH-së.
Kemi qenë konzistencë në qëndrimet tona dhe jemi edhe sot, edhe pse mundohen të krijojnë amulli.StrugaLajm

Sipas tij, PO-ja më 30 shtator është amanet i të parëve tanë, rilindasëve tanë dhe ne nuk kemi se si të sillemi ndryshe.
“Por ne kontestojmë atë marrëveshje sepse është e papranueshme për ne ajo që përmban kjo marrëveshje, sidomos tek pjesa e shtetësisë ku për shqiptarët shkruan maqedonas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Sela.
Në këtë tubim ka folur edhe nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmeti dhe shefja e shtabit Bujare Abazi. (INA)

Tubimi në Kërçovë

Gepostet von Aleanca për Shqiptarët am Freitag, 14. September 2018

In : Aktuale

Loading...
loading...