Ziadin Sela: ASH pro referendumit për emrin, por me disa kushte

Kuvendi Qendror i ASH-së ka vendosur që të përkrahë referendumin për emrin, duke qenë edhe pjesë e fushatës, informon INA.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela theksoi se kuvendi ka miratuar një Deklaratë që do të jetë publike dhe nga e cila do të dal një non-paper që do ti dorëzohet forcave vendosëse, aleate me kërkesat e shqiptarëve.

“Qëndrimi i ASH është që do të mbështesë referendumin për anëtarësim e vendit në NATO dhe BE, me vërejtjet që i kemi thënë dhe që do ti rikonfirmojmë edhe një herë për deklaratën dhe marrëveshjen e Prespës, ndaj të cilës ka shumë vërejtje dhe përgjegjësinë për këto i mban partia shqiptare në pushtet që ka qenë pjesë e bisedimeve”, theksoi Sela.StrugaLajmStrugaLajm

Kreu i ASH-së ka bërë të ditur edhe nevojën e një marrëveshje të brendshme ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe e cila është me radhë tani për tu arritur.

“Qeverisë dhe shoqërisë i mungon një marrëveshje që është shumë më e rëndësishme, e kjo është marrëveshja e brendshme ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve. Në kuadër të kësaj fryme i bëjmë thirrje faktorëve politik maqedonas dhe shqiptarë të ulemi dhe të sjellim marrëveshjen e brendshme midis dy komuniteteve më të mëdha, për ti dhënë fund konflikteve dhe dallimeve të brendshme. ASH do të kërkojë që qytetarët, popujtë, bashkësitë etnik të ndihen të barabartë me njëri tjetrin, pa pavur nevojë që dikush të bartë sovranitet më tepër apo më të mirfilltë, duke ndërtuar një shtet mbi parimet e sundimit të së drejtës dhe mosdikriminimit”, theksoi Sela.StrugaLajm

Ai tha se Kuvendi qendror obligon kryesinë që të thërrasë tryezën e partive politike parlamentare, por kjo është dashur të bëhej më herët, atëherë kur zhvilloheshin bisedimet për emrin dhe këtë duhet ta bënte BDI apo Ali Ahmeti.

“Ne do të thërrasim tryezën e partive në kohën kur do të jenë në rend dite ndryshimet kushtetuese”, theksoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...