Aktuale
ZIADIN SELA : ATA QË SHKRUAJNË HISTORINË NUK VDESIN KURRË!

Ata që shkrujanë historinë nuk vdesin kurrë! E historia e Kosovës është shkruar me gjakun e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës që sot e gëzojmë..
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra të UÇK-së kundër agresionit ushtarak serb.
Rezistenca e familjes Jashari fatkeqësisht mbaroi pas një lufte të ashpër tre ditore, nga ku mbetën të vrarë më shumë se 50 gra, fëmijë e burra, ndër të cilët edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllau i tij Hamëz Jashari.
Sakrifica e tyre bëri hapin e parë drejt kurorëzimit të Kosovës me liri dhe pavarësi.
Qoftë i përjetshën kujtimi për ta dhe gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit. Lavdi popullit tonë heroik!