Njëzetekatër marsi i vitit 2020 po shënohet në historinë tonë më të re si një datë shumë e rëndësishme. Nga Brukseli erdhi lajmi i shumëpritur, lajm shprese për vendin dhe për të gjithë ne.
Bashkimi Evropian vendosi që të hap bisedimet për anëtarësimin e plotë të vendit tonë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dëshira për t’u bërë pjesë e BE-së po bëhet realitet për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.
Uroj të kemi barazinë e plotë, drejtësinë jo selektive, arsim cilësor si dhe një ekonomi të fuqishme për vendin tonë.
Uroj me gjithë zemër, ta kalojmë këtë situatë të rëndë me koronavirusin e të gëzojmë shëndet dhe jetë të gjithë së bashku, për një të ardhme më të mirë për vendin!
Patjetër se do të takohemi kur të mbarojë kjo luftë me koronavirusin dhe shpresoj kjo të ndodhë sa më shpejtë! Atë që mbollëm më 27 prill të vitit 2017, sot e korrëm!
Urime të gjithëve! Ziadin Sela!