LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Ziadin Sela e tha qëndrimin për Qeverinë, porosi edhe për Zaevin

Pas zërave se sot në Kuvend pritet të votohet ministri i ri i shëndetësisë nga radhët e LSDM dhe dy ministra tjerë pa resor, qëndrimin e tyre e ka shprehur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për Alsat-M.

Ai ka theksuar se janë të gatshëm për të vazhduar rrugën në zbatimin e reformave por gjithmonë duke theksuar se në rast të nënçmimit apo ofendimit, Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë.

“Ne nuk bëjmë marrëveshje për diçka që jemi marrë vesh në kohën kur u bë marrëveshja për formimin e Qeverisë. Për sa kohë menaxhuam si Aleancë për Shqiptarët me Ministrinë e Shëndetësisë, menaxhuam drejtë dhe me sukses dhe nuk shoh arsye se pse duhet të këmbejmë Ministrinë e Shëndetësisë me ndonjë dikaster tjetër. Në qoftë se kryeministrit i pengon suksesi atëherë duhet të drejtoheni në adresë të tij. Me fjalë të tjera ASH-së i takojnë dy ministri, shëndetësia dhe pushteti lokal“, ka theksuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Venko Filipçe është ministri i propozuar nga LSDM për shëndetësinë, ndërsa BDI nuk ka bërë të ditur emrin e ministrit pa resor që do të zëvendësojë postin e Ramiz Merkos, i cili u zgjodh kryetar i Strugës. Nga LSDM kanë theksuar se sot do të votohen vendet vakante të Qeverisë, ndërsa ASH i është ofruar një post zv/kryeministri për reforma.

Ai pas qëndrimit në SHBA për trajtim mjekësor dhe takime komunitetin pritet që të mërkurën të kthehet në Maqedoni.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button