Ziadin Sela, i ftuar special në Drenicë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mori pjesë në zbulimin e Lapidarit për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974, u ndërtua nga iniciativa familjare.

Ky aktivitet po mbahet në bashkëpunim me komunën e Skënderajt dhe banorët, ku po marrin pjesë, Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë dhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela. Kryetari Sela i cili se bashku me familjarët e heronjëve kombëtar Loshi, zbuloi lapidarin dhe mbajti një fjalim duke i cilësuar lart veprimtarinë kombëtarë të këtyre dy figurave të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar ai më tej tha: “Kamer dhe Murat Loshi ishin njerëz të mëdhenj.StrugaLajmStrugaLajm

Ndjej kënaqësi që jam i ftuar për t’i nderuar këto dy figura të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar. Njerëz si Kamer dhe Murat Loshi janë të mëdhenj. Një lis i vërtetë është familja Loshi. Uroj dhe besoj që në të ardhmen do të ngremë lapidare për ata që do të ngrejnë Kosovën në vendet evropiane të botës” përfundoi Kryetari i ASH Ziadin Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...