Ziadin Sela i përgjigjet Ahmetit nga Gostivari: Ku ishin 2 mijë policët e tu më 27 prill?!

Sela i përgjigjet Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela nga tubimi për referendumin në Gostivar i ka replikuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me një deklaratë të tij në intervistën në “Opinion”, ku lideri integrist kishte deklaruar se në vitin 2001 kishte dorëzuar 2 mijë armë, dhe janë marrë 4 mijë armë, 2 mijë në polici dhe 2 mijë në ushtri.

“Ali Ahmeti në debat e dha një deklaratë të tillë, por do e pyesja se ku ishin ata 2 mijë oficerë të tij më 27 prill të vitit të kaluar”, ka theksuar Sela.

Ai ka theksuar ndër të tjera se përcaktimi i qartë i ASH është anëtarësimi në NATO dhe BE, por duke qenë si parakusht të drejtat e shqiptarëve, përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një udhëheqës institucional që kërkon NATO dhe BE është në ASH, sepse po të shohim kryetarët e komunave nga kjo parti janë model për udhëheqje si politikanë të dinjitetshëm, të pastër dhe që nuk bëjnë hakmarrje politike. (INA)StrugaLajmStrugaLajm

Tubimi live në GostivarStrugaLajm

Gepostet von Aleanca për Shqiptarët am Mittwoch, 12. September 2018

In : Aktuale

Loading...
loading...