Aktuale
Ziadin Sela ia bën të qartë Zaevit: Pas 100 ditëshit s’ka kompromis (VIDEO)

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.
“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis. Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë një iftari të fundit të shtruar nga dega në Gostivar. (INA)