Aktuale

Ziadin Sela, ja kur do të vendos për zv/ministrat dhe sekretarët

Kryesia e LR-PDSH nesërmbrëma do të vendos për emrat e zv/ministrave dhe sekretarëve shtetëror që do të jenë pjesë e qeverisë së re, informon INA. Siç mësohet kryetari i kësaj partie po zhvillon bisedime edhe me aleatët e tij në radhët e Aleancës për të gjetur emrat e mundshëm që do të shpërndahen në eshalonet e dyta dhe të treta.

Deri tani nuk bëhet e ditur se kush mund të jenë emrat, por jozyrtarisht mësohet për disa kandidatë dhe për një garë të ngushtë.

 

Ja kur do t’i votojnë zv/ministrat dhe sekretarët shtetëror, garë e madhe për këto poste

Pas arritjes së marrëveshjes misi partnerëve shqiptarë të koalicionit qeverisës për ndarjen e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë, mësohet se votimi i zv/ministrave të rinj do të bëhet të mërkurën. Partitë janë marrë vesh që zv/ministrat e Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, asaj të Financave dhe të Arsimit t’i takojnë BDI-së ndërsa Aleancës për Shqiptarët i takon zv/ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe ai për Transport dhe Lidhje. Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk qëndron tek pozicionet, por tek kuadrot të cilët partitë shqiptare do t’i vendosin në pozitat e caktuara.

Ajo nga e cila unë frikësohem se do të ketë ndonjë rezultat në këtë drejtim është fakti përzgjedhjes kadrovike të vetë funksionarëve. Pra, nuk besoj se kuadrot që deri më tani janë zgjedhur dhe nëse të njëjtit nëpërmjet procedure të njëjte zgjidhen edhe nëpër poste të zv/ministrave, atëherë nuk besoj se ato pritjet e eltoratit shqiptarë do të mund të realizohen, jo shkaku rëndësisë së resorëve, por shkaku i përgatitjet profesionale, njohurive të vetë kandidatëve të cilët do të deregohen në këto resorë – deklaroi analisti Xhelal Neziri.

Neziri thotë se pa marr parasysh emrat zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërore, Maqedonia duhet patjetër t’i përmbush reformat të kërkuara nga faktori ndërkombëtar.

Rrugë tjetër përveç reformave nuk ka, përkushtimi është, fokusi është mbi Maqedoninë dhe ato reforma patjetër të ndodhin – tha Neziri.

Sa i përket sekretarëve shtetëror 4 do i takojnë BDI-së dhe atë në Mistrinë e Kulturës, Ministrinë e Bujqësisë, Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike.  Aleancës për Shqiptarët do t’i takojnë 2 sekretarë shtetëror të cilët jo zyrtarisht do të jenë një sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tjetri në Ministrinë e Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button