Ziadin Sela jep detaje të reja për koalicionin trepalësh!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në një intervistë për Zhurnal ka dhënë detaje se çfarë po ndodhë me koalicionin trepalësh.

Ai ka theksuar se po bëhen përpjekjet e fundit dhe se fokusi i tij aktualisht është që të arrihet ky koalicion dhe se nuk po shqyrtohet asnjë opsion tjetër. Sela po ashtu ka thënë se është optimist se do të arrihet ky koalicionim trepalësh, ndërsa në rast se nuk do të ndodhë atëherë do të bëhet i ditur vendimi. “Realisht nuk po shqyrtojmë opsione të tjera, përvec koalicionimit trepalësh. Besoj se brenda një periudhe të shkurtër do të arrijmë të ulemi dhe të kemi një koalicionim trepalësh për të maksimalizuar votën shqiptare”, theksoi Sela. Sipas tij, këto koalicionime nuk bëhen për inat të dikujt, por për të dal fitimtarë dhe për të maksimalizuar votën shqiptare.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...