BLENDI PETROL
Aktuale

Ziadin Sela me porosi nga Austria: Mërgata udhëheqës dhe promotor i të gjitha proceseve politike në vendlindje

Një tubim madhështor në Vjenë të Austrisë ka zhvilluar sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sela është pritur nga një numër i madh i bashkëvendasve tanë në Hollabrunn.
Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë me shumë pyetje nga ana e mërgimtarëve, gjë që dëshmon interesin e qartë jashtëzakonshëm për zhvillimet politike në vend. Në këtë tubim u pa edhe gatishmëria e tyre për të udhëtuar drejt vendlindjes për të mbështetur ndryshimin më 12 prill.
Sela para mërgimtarëve ka shpalosur shumë plane dhe masa konkrete nga programi i koalicionit Aleanca-Alternativa gati se për të gjitha fushat.


Ziadin Sela duke folur për rolin e mërgatës në jetën politike në vendlindje tha
“Roli i mërgatës tonë gjithmonë ka qenë promotor, mbështetës moral e material i të gjitha proceseve politike shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm. Prandaj, ky interesim i jashtëzakonshëm që po tregon mërgata jonë për këto zgjedhje na jep forcën dhe bindjen që ndryshimi do të ndodhë sigurt dhe fuqishëm më 12 prill. Ndajmë bindjen se pikërisht mërgata jonë do ta bëjë diferencën dhe do ta vulosë përfundimisht legjitimitetin e Aleancës duke hapur një kapitull të ri në politikbërjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.
Sela më tej iu bëri apel të gjithë shqiptarëve gjithandej ku gjinden në Evropë e më gjërë që të shfrytëzojnë 12 prillin, kur është festë gati se në gjithë shtetet e Evropës që të vijnë të votojnë për Koalicionin Aleanca-Alternativa dhe njëkohësisht të shfrytëzojnë rastin të vizitojnë edhe familjet e tyre sepse pikërisht më 12 prill do të vendoset për ardhmërinë e vendlindjes tonë..

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nesër do të vazhdoj takimet në në Vjenë dhe në Uells të Austrisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button