Ziadin Sela-Nuhiut: Menjëherë largoi policët, ujësjellësi do të ndërtohet

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nëpërmjet një konference për shtyp enkas për situatën e mbrëmshme në fshatin Siniçan të komunës së Bogovinës, ku njësiti special EBR i ka penguar punët pët ndërtimin e ujësjellësit për banorët e fshtatit të lartëpëmendur, i ka bërë thirrje Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiut, që t”i largojë menjëherë policët e tij, për të mundësuar ndërtimin e ujësjellësit, përcjell in7.

“Se Maqedonisë së Veriut, i mungojnë institucione që do ta vetëshërojnë sistemin, kjo nuk është risi sepse të gjithë qytetarët e dinë se në çfarë situatash ka kaluar sistemi i së drejtës. Por risia është se Maqedonia e Veriut çdo ditë po shndërrohet në shtet policor…Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje atij Ministri të Punëve të Brendshme që sa herë i bie radha të bëhet ministër shqiptarët përballen me probleme, që urgjentisht t’i largojnë policët nga burimet në mënyrë që të lirohet uji i pijshëm për banorët e Siniçanit”, ka thënë Ziadin Sela në konferencën e sotme për mediat.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...