Ziadin Sela: Nuk do të lejojmë që BDI të bëjë biznes me ujin e pijshëm të banorëve të Siniçanit

Nuk do të lejojmë dikush të hakmerret kryetarit të komunës së Bogovinës dhe qytetarëve të Siniçanit vetëm se dikush dëshiron të bëjë biznes me hidrocentrale në vendin e njëjtë ku qytetarët dëshirojnë të marrin ujë për pije, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas tij qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë të qartë se gjyqësori është i partizuar, por risia është se shteti po bëhet shtet policor.

“Është skandaloze, prokurori të jep urdhër policisë që të lejojë qytetarët e Bogovinës të punojnë dhe të sigurojnë ujë për pije, ndërsa ata sot me urdhër të Agim Nuhiut, ministrit për punë të brendshme, ende qëndrojnë aty, edhe pse banorët e Siniçanit tërë natën kanë qëndruar aty për të mbrojtur të drejtën e tyre, të pranuar edhe nga gjyqësori. Kjo duhet të jetë alarm për të gjithë qytetarët, për të gjithë institucionet të cilët ende besojnë në demokraci që të parandalojnë tentime të tilla dhe paraqitje të shtetit policor”, ka deklaruar Sela në konferencën e sotme për shtyp.StrugaLajm

Ai ka shtuar se pas gjithë kësaj pune fshihen funksionarë të BDI-së të cilët në vend se të punojnë për të siguruar kushte jetësore ata merren me gjëra të tilla.

In : Aktuale

Loading...
loading...