Gjatë tubimit në fshatin Belicë, Kryetari i Aleancës për shqiptarët përveçse për temën e llogaridhënies dhe vizionit për zhvillimin lokal shfrytëzoi rastin edhe për mesazhe politike
‘’Ky është një dokument modest, për të treguar ndryshimin, që ka pësuar Struga gjatë 4 viteve.
Na vjen mirë për ndryshimet që i kemi bërë në çdo fshat, ashtu sikurse na vjen keq për edhe ndonjë premtim që nuk e kemi mbajtur. Sepse duhet thenë së kemi hasur në vështirësi të mëdha nga pushteti qendror.
E megjithatë konstatimi i çdo qytetari që takoj është ky që në Strugë është punuar në këto 4 vite më shumë se sa është bërë për 20 vite radhazi.
A kemi mundur të bëjmë më tepër?! Më duhet të them që ka qenë e vështirë. Megjithatë, mund të them se kemi bërë më tepër në mjaft raste. Si tek rrethrrotullimi ashtu edhe të ndri[imi rrugor deri tek ura e Morovishtës. E bëmë sepse në pyetje ishin jetë njer[zish edhe pse nuk ishte kompetenvë e jona’’.- U shpreh Ziadin Sela mes tjerash.
‘’Gabim është vëllezër të votohet VMRO dhe LSDM. Ndihem i ofenduar, kur ato parti lëshojnë muzikë tallava pina Viski me Kokakolla për ti bërë për vete shqiptarët’’. -Ishte mesazhi kryesor që dha Ziadin Sela në fshatin Belicë e poshtme.