Ziadin Sela reagon pas deklaratave të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit:Ja çfarë tha

Ziadin Sela sonte ka vazhduar me takimet në vendbanimet e Kërçovës në kuadër të para fushatës ,,bashkëbisedim me qytetarët” i shoqëruar nga nënkryetari Remzi Mehmedi dhe kryetari i FRASH-it Omer Ajdini.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela theksoi se disa politikanë janë duke degraduar gjërat më të shenjta të shqiptarëve:StrugaLajmStrugaLajm

‘Shprehë shqetsimin timë për një dukuri shumë të shëmtuar që ditëve të fundit po e shohim tek po ndodhë, po dëgjojmë fraza të tipit ,,nëna,baba” dhe kjo po degradon dy gjëra më të shenjta për ne siç janë ,,nëna dhe babai” Nuk i ngjanë traditës tonë shqiptare që të tallemi dhe të përçmojmë në këtë masë gjërat që për ne janë gjërat më të dashura dhe të shenjta.StrugaLajm

Ai i bëri thirrje aktorëve politik të heqin dorë nga niveli i ulët i komunikimit:

Prandaj shfrytëzoj rastin të ju bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë pa dallim që të heqin dorë nga niveli i ulët i komunikimit me publikun sepse nuk na ngjanë dhe nuk është në traditën e shqiptarit, në këtë mënyrë po e rrisni edhe më shumë dëshpërimin, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm sepse na ikën rinia, shkollat janë boshatisur, çdo dit nga një shtëpie po i vëhet çelsi, kjo është shumë e dhimbshme. Aleanca asnjëherë nuk do ta pranojë këtë lloj komunikimi të politikës me opinionin, qëllimi jonë është të sjellim paqe, rehati, qetësi dhe pajtim mes vete sepse vetëm kështu mund të ecim përpara, vetëm kështu mund të kthejmë shpresën tek rinia jonë dhe të ndalim lotët e nënave tona të vërteta.

In : Aktuale

Loading...
loading...