Ziadin Sela: Regjia e pushtetit ishte që Aleancës për Shqiptarët – t’i ndodh skenari i Lëvzjes BESA

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Butelit e ka bojkotuar kongresin e sotëm të partisë. Sipas Arban Balliut dhe Mamer Shabanit nga dega e Butelit, arsyeja e bojkotimit është mospërfillja e tyre nga kryetari i partisë dhe organet tjera partiake. Balliu deklaroi se funksionimi demokratik në parti është prishur pas konventës në Gostivar, ku kryetari i partisë Ziadin Sela dhe disa përfaqësues tjerëtë partisë nuk i kanë respektuar konkluzat e konventës.

Ndërkohë, Ziadin Sela kryetari i Aleancs për Shqiptarët, në deklaratën për gazetarët këtyre akuzave të Degës së Butelit, u është kundërpërgjigjur, duke thënë se skenarin e njejtë të Lëvizjes BESA pushteti ka dëshiruar ta ripërsëris edhe tek partia e tij. Ai është shprehur se Aleanca është unike në gjithë strukturën e saj.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...