ZIADIN SELA: RRESHTAT NË LIBRIN E “GJEOGRAFISË FASHISTE” KUNDËR SHQIPTARËVE JANË DËSHMI SE KUSH ËSHTË ALI AHMETI

Lideri i opozitës shqiptare Ziadin Sela, sonte në “Click Plus” ka kritikuar qeverisjen disavjeçare të Ali Ahmetit dhe skandaleve që ky i fundit i ka bërë ndaj shqiptarëve.

Sela ka deklaruar që kur të lexohen rreshtat në librat kundër shqiptarëve janë dëshmi se kush është Ali Ahmeti: Ato rreshta janë dëshmia më e mirë që tregon se kush është Ali Ahmeti. Nuk ka nevojë të dalim në studio e debate për ta parë, vetëm shihni këto libra e lexoni e kuptoni se kush është Ali Ahmeti.StrugaLajm

“Fjalët e funksionarëve të BDI-së, se do bëjnë komisioni për ti hequr këto tekste janë të vjetra e të njëjta, në të nuk ka veprime. Ai gjithashtu ka deklaruar që gjithçka që u tha nga BDI-ja, asgjë nuk është bërë: Gjithçka që u tha nga BDI-ja, nuk u bë asgjë. U tha kryeministri shqiptar dhe pastaj nuk u bë kryeministri shqiptar. Këtë kryeministër BDI-ja, tani e rekalmon vetëm si simbolikë 100-ditshore, e neve të tilla kryeministra simbolik nuk na duhen. Ky kryeministër që e promovuan, e bënë avokat populli. Këtë avokat të popullit ne e kemi konstatuar në gjykatën kushtetuese. U tha që e premtja të jetë pushim, e u bë e diela. U tha që do bëhet zyrtare gjuha shqipe e nuk u bë, vazhdon të jetë si gjuhë e huaj. Zbatimin e ka në dorë ekzekutivi. Mos prisni ta bëjë implementimin BDI-ja, sepse ato nuk sollën këtë ligj”, tha Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...