Ziadin Sela: S’kemi marrëveshje me VMRO-në, zgjedhjet lokale do t’i fitojmë me Alternativën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në tetor, do t’i fitojë opozita shqiptare, koalicioni Aleancë-Alternativë. Në takimin e sotëm me gazetarët Sela tha se të bashkëpunohet në politikë nuk është gjë e keqe, duke shtuar se janë të hapur edhe për bashkëpunim edhe me parti të tjera në rrethin e dytë zgjedhor.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS

“Po përgatitemi me Alternativën për zgjedhjet lokale. Po përgatitet edhe platforma për pushtetin lokal. Kurse për kandidatët është herët për të folur, pasi strukturat partiake, bazuar në statut, do të vendosin”.StrugaLajmStrugaLajm

Koalicioni ende nuk ka vendosur par kandidatët për kryetar komunash, por Sela ka sugjeruar që në komunat që i udhëheqin përfaqësuesit e ASH-së, gjegjësisht në Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçisht të garohet me kryetarët aktual të komunave, me Arben Taravarin, Albon Xhemailin dhe Isen Shabanin. Ndërsa Sela, edhe njëherë ripërsëriti se ai nuk do të kandidohet për kryetar të komunës së Strugës për shkak angazhimit të tij në parti

Sela tha se nuk kanë marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.StrugaLajm

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS

“Nuk kemi marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. Marrëveshja për të cilën shumë pak flitet në opinion është ajo mes Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit për shtyrjen e regjistrimit, e cila tanimë e ka sjellë në pikëpyetje mbajtjen e regjistrimit”.

Brifingu i sotëm kishte të bënte me emërimet e reja në parti, ku departamentit për marrëdhënie me publikun do ta udhëheqë gazetari Arben Zeqiri, drejtor i qendrës analitike është Bashkim Bakiu, ndërsa shef i shtabit zgjedhor është zgjedhur nënkryetari i partisë, Remzi Memeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...