Ziadin Sela: Solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes rrjetit social Facebook është shprehur se solidarizohet plotësisht me gazetarët me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ja reagimi i plotë i Selës.

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e së cilëve është më e rëndësishme se kurrë në kontekst të kufizimeve të së drejtave e lirive individuale dhe kolektive të zbatuara në kuadër të masave kundër pandemisë Covid-19.
Siç e ka theksuar organizata Reporterë pa Kufij, gjendja e mediave është përkeqësuar në vendin tonë gjatës qeverisjes SDSM-BDI, me presione dhe kërcënime të shtuara nga ana e qeverisë mbi mediat e lira, dhe një kulturë të vazhduar të pandëshkueshmërisë të ngjashme me atë të regjimit paraprak.
Vendi ka nevojë për reforma thelbësore dhe të menjëhershme në sektorin e mediave, me qëllim që të krijohen kushte të punës për gazetarët dhe mediat, që atyre tu mundësohet kryerja e detyrave të tyre pa presione, shantazhe dhe shqetësime për statusin e tyre socio-ekonomik.
Demokracia nuk mund të funksionojë pa lirinë e mediave. Liria e mediave është vetë demokracia.

In : Aktuale

Loading...
loading...