Ziadin Sela takon qytetarët e Strugës

Sot zhvilluam takime në pjesët më të frekuentuara të qytetit
Edhe pse në kohë me rreshje shiu , kandidati për Komunën e Strugës z. Ziadin Sela i shoqëeuar nga bartësi i listës për këshilltarë z. Imeri Imeri , deputeti i zonës z. Syrija Rashidi dhe shefi i shtabit për Strugën z. Garip Kaba shfrytëzuan ditën e tregut të gjelbërt pët të takuar qytetarët e Strugës.
Gjatë takimeve me shitësit, bizneset e vogla dhe qytetarë të rastit, Ziadin Sela dhe ekipi i tij shpërndanë ofertën e re politike dhe kërkuan votën e qytetarëve.
Pas kalimit në shëtitoren e vjetër dhe te tregu i gjelbër, me shpërndarjen e materialeve dhe pas shkrepjeve të fotografive, Ziadin Sela dhe ekipi i tij shfrytëzuan rastin të shijojnë nga një byrek dhe një kafe nga bizneset e shërbimit tradicional në këtë pjesë të qytetit.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...