Për Aleancën për Shqiptarët shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë, andaj u pajtuam edhe me vendimin që të anulohen zgjedhjet.
“U dakorduam që zgjedhjet të anulohen, po ashtu pikë tjetër është që formën duhet ta gjej një ekip ekspertësh që do ta gjej formën e anulimit të zgjedhjeve. Dua të apeloj deri tek qeveria e cila është e angazhuar në lidhje me problemet që paraqiten me pandeminë. Ka dy pjesë ku është kufizuar lëvizja e qytetarëve dhe në këto, Dibër dhe Qendër Zhupë, qeveria të jetë më e kujdesshme, për shkak se përpos formave duhet të ketë parasysh se jetojnë shumë qytetarë me sëmundje kronike dhe shtabet duhet t’i furnizojnë me medikamente. Të fokusohet edhe në drejtim të furnizimit me ushqim dhe me gjithçka tjetër që kanë nevojë për nevojat elementare. Besojmë se së bashku do të fitojmë këtë betejë dhe kur do të ketë kushte do të mbahen zgjedhje”, tha Sela.