Ziadin Sela:Qeveria e ka në plan ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se ka plan nga Qeveria për të ndërprerë procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili duhet të rinis në muajin shtator.

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga New Yorku. Ai tha se marrëveshjeve mes Zaevit dhe Mickoskit, kundër regjistrimit, fuqinë politike ua jep kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë shpresoj që të jemi gabim në konstatimin tonë dhe në paralajmërimin se ky proces jo që është shtyrë, por përfundimisht po punohet që të ndërpritet si i tillë, si proces. Nga ana tjetër regjistrimi i popullsisë ka marrë dimensionin e një kauze në Maqedoninë e Veriut duke marrë parasysh që ka mbi 20 vite që nuk kemi aspak regjistrim të popullsisë.

Fatkeqësisht kjo erdhi si rezultat i një takimi ndërmjet krerëve të subjekteve politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilin unë e pata vlerësuar aso kohe si kryetarë partie, si një takim ndërmjet kryetarësh të partive politike maqedonase që s’do të duhej të prodhonte asnjë efekt politik”.

“Fatkeqësisht në këtë konstatim timin unë gabova, sepse Ahmeti ia dha fuqinë politike këtij takimi dhe efekti i parë politik i prodhuar nga ky takim ishte ndërprerja ose shtyrja e regjistrimit, nën pretekstin e gjoja situatës me korona virusin që s’ka të bëjë fare me të vërtetën. Mos të harrojmë që përpara këtij momenti ishte një aksion politik i opozitës maqedonase, OBRM-PDUKM-së dhe të majtës që mblodhën edhe nënshkrime në mënyrë që të anulohet regjistrimi i popullatës”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Ai gjithashtu ka folur për politikat e Aleancës për Shqiptarët, ku tha se ato janë të mishëruara me interesat amerikane në Ballkan.

Loading...
loading...











Loading…


loading…