Ziadin Sela:Sot u shua Shefit Iljazi, një shqiptar i madh

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e veprimtarit të pashoq, njeriut që vitet më të bukura të jetës i kaloi në qelitë e burgjeve të ish sistemit, njeriut që sakrifikoi gjithçka për çështjen kombëtare shqiptare. Sot u shua një shqiptar i madh. Shefit Iljazi nga Struga ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Thjeshtësia, sinqeriteti dhe dashuria e madhe pa kushte për komb e flamur e karakterizonte xha Shefitin.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëveprimtarët e për gjithë shqiptarët. Vepra e xha Shefitit do të jetojë gjithmonë në këto troje.

U prehsh në paqe Shefit Iljazi, simboli i sakrificës dhe dashurisë për atdhe, komb e flamur!

In : Aktuale

Loading...
loading...