Ziberi flet pasi që u tha se ishte i infektuar me koronavirus

Kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi e ka mohuar se është infektuar me koronavirus, pasi u fotografua nga qytetarët në spitalin Sistina, në pjesën e testimeve për Covid-19, raporton Express.

Në një prononcim ekskluziv për Gazeta Express, Ziberi ka thënë se është “shëndosh e mirë, si kokrra e mollës”.StrugaLajm

Ai ka bërë me dije se nesër në ora 10:00, do të ushtroj të drejtën e votës.StrugaLajm

“Unë nuk jam pozitiv në COVID-19 dhe nesër në ora 10:00 do ta ushtroj të drejtën time të votës dhe ju ftoj që të gjithëve të votoni dhe të mos bini pre e propagandave dashakeqe. Uroj shëndet për të gjithë dhe shërim të shpejtë për të gjithë të infektuarit”, deklaroi Ziberi.

In : Aktuale

Loading...
loading...