AktualeStruge

Zjarr në kutinë elektrike në Labunishtë: Digjen pesë matës elektrikë


Më 3 janar 2025, në orën 22:51, në NJPB Strugë është raportuar një zjarr që ka shpërthyer në një kuti elektrike para një shtëpie në fshatin Labunishtë. Në zjarr janë djegur plotësisht pesë matës elektrikë.

Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së dhe Njësia Teritoriale e Zjarrfikësve nga Struga, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe ta sigurojnë zonën.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, ndërsa banorët lokalë bëjnë apel për kontrolle dhe mirëmbajtje të rregullt të rrjetit elektrik, për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button