Aktuale

Zjarri i afrohet Frëngovës – Bashkësia Lokale kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve



Bashkësia Lokale e Frëngovës ka lëshuar një njoftim urgjent pasi zjarri që fillimisht u shfaq në mes të maleve të Fierishtës dhe Ladorishtit, gjatë mbrëmjes është përhapur edhe në malin mbi Frëngovë.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Frëngovës u ka bërë thirrje institucioneve dhe organeve kompetente që të ndërhyjnë sa më shpejt për të neutralizuar flakët, të cilat sipas tij paraqesin rrezik serioz për përhapje edhe më të madhe në këtë zonë malore.
Njëkohësisht, ai ka apeluar edhe tek banorët e fshatit që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë. Në rast se vërejnë persona që ndezin zjarr në mal apo veprime të dyshimta, qytetarët ftohen që menjëherë t’i denoncojnë tek organet kompetente.
Sipas njoftimit, mbrojtja e malit dhe siguria e fshatit kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button