BLENDI PETROL
AktualeStruge

Po rrezikohet trashëgimia kulturore te “Bazilika e Ladorishtit”

– Një zjarr i dyshuar është raportuar në lokalitetin arkeologjik të Bazilikës së Ladorishtit, një monument historik që daton nga shekulli i 5-të i erës sonë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një situatë të paqartë, ndërsa ende nuk ka informacione të sakta mbi shkakun e zjarrit apo nëse ai ka shkaktuar dëme të mëdha shkruan Strugalajm.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë e këtij monumenti me rëndësi të madhe historike dhe kulturore. Lokaliteti arkeologjik i Bazilikës së Ladorishtit është një nga monumentet më të rëndësishme të rajonit dhe një simbol i trashëgimisë kulturore të Strugës.

https://www.facebook.com/share/v/15PdGBJzEh

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button