Zjarri i madh mbrëmë afër Strugës, flasin banorët

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në malin mbi lagjen turistike Guri i Drerit, afër Strugës është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll, tha për Alsat komandanti i zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari.

Nuk ka më asnjë rrezik as për vikend shtëpitë as për hotelet.StrugaLajmStrugaLajm

Kryetari i bashkësisë lokale në Guri i Drerit, Emil Poloski, për Alsat tha se nuk ka më asnjë rrezik për shtëpitë.StrugaLajm

Era e jugut e ka përhapur mbrëmë zjarrin deri pranë shtëpive, e veçanërisht kritike ka qenë rreth orës 01:00 kur zjarri është afruar në njërën prej shtëpive por është lokalizuar menjëherë. Banorët me të cilët ka kontaktuar Alsat mbrëmë thonë se natën e kanë kaluar zgjuar, nga frika për jetën dhe pasurinë e tyre, por se tani situata është e mirë.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija e telave nga shtyllat elektrike./ Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...