Aktuale
Zjarri në një qendër tregtare në Shqipëri, 25 persona përfundojnë në spital
25 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zjarrit që ra në një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes në Shqipëri.
Dyshohet që mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare ka qenë shkaku i zjarrit.
Sipas burimeve të mediave në Shqipëri, mes personave të shtruar në spital, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen, ka edhe fëmijë.
Ndërkohë, në qendrën tregtare kanë mbërritur edhe forcat e specializuara për ndërhyrjet në rastet e emergjencave civile, për të bërë kontrollin e mejdisit ku ende nuk është konfirmuar nëse ka ende persona të bllokuar brenda apo jo.