BLENDI PETROL
Aktuale

Zoran Gulicoski rikthehet si sekretar i Komunës së Strugës?

Zoran Gulicoski, ish Sekretari i Komunës së Strugës gjatë dy mandateve të para të Ramiz Merkos, siç mëson VOX Struga, do të rikthehet në këtë pozicion. Për shkak të hetimeve dhe dyshimeve për shkelje të procedurave ligjore gjatë emërimit të Sekretarit të deritanishëm, Bashkim Podgorca në këtë pozitë, ky i fundit nuk do ta ushtrojë më pozitën e Sekretarit.

Për të mos e lënë të zbrazët këtë pozicion të rëndësishëm në hierarkinë e administratës, Merko pritet ta caktojë njërin prej bashkëpunëtorëve të vjetër të tij, Zoran Gulicoski. Akoma nuk kemi konfirmim zyrtar nëse Gulcoski do të emërohet përkohësisht si Sekretar i Komunës apo këtë detyrë do ta ushtrojë deri në fund të mandatit të Ramiz Merkos.
Zoran Gulicoski është njëri nga ish Sekretarët me përvojë më të gjatë në këtë detyrë, i cili pozitën e Sekretarit e ka ushtruar për mbi 10 vite deri në vitin 2013 kur u shkarkua nga Ziadin Sela në fillimin e mandatit të tij si Kryetar i Komunës së Strugës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button