Zoran Zaev: Autostrada Kërçovë-Ohër, vepër kriminele (VIDEO)

Problemet në ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër nuk janë prej dje, por po zvarriten që nga fillimi i realizimit të këtij projekti, thonë për Alsat M përfaqësuesit e kompanive që janë angazhuar si nën- realizues në kompaninë kineze “Sinohidro”. Ata thonë se një pjesë e aksit ka probleme për shkak të dokumentacionit projektues jo të saktë ndërsa në një pjesë tjetër ende nuk ka filluar puna për shkaqe ende të pasqaruara.

Edhe kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit konfirmoi se ka lëshime serioze në ndërtimin e autostradës e cila shtetit i kushton 375 milionë euro.

Nuk mundet që punët kriminale të banditëve të autostradës t’i vazhdojmë për shkak se patjetër qytetarët të dinë se i tërë aksi dhe projekti Kërçovë- Ohër është huqur si dhe është devijuar i njëjti. Nuk mund të mos dinë qytetarët se ajo që do të thotë marrëdhënie e pazgjidhur pronësore- juridike për shkak të provizionit, duke shpejtuar për ta realizuar, është shkaktuar dëm i madh ndaj Maqedonisë, buxhetit dhe qytetarëve – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.StrugaLajm

Ndërtimi i autostradës Kërçovë- Ohër në gjatësi prej 57 km filloi në vitin 2014-të. Ky projekt tërhoqi vëmendjen e Prokurorisë Speciale pasi në bombat u dëgjua se si merren vesh për provizionin me kompaninë kineze. Është hapur rasti “Trajektorja” ku akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe disa zyrtarë të lartë në qeverinë e VMRO DPMNE-së./Alsat-M

Sponsored by Revcontent

MO

In : Aktuale

Loading...
loading...