Zoran Zaev: Ja cili emër është i pranueshëm për Maqedoninë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e KE-së, Zhan Klod Junker, tha se Maqedonia mund t’i jep shumë Evropës. Zaev, tha se ka ende shtete anëtare që kanë rezerva për Maqedoninë por siguroi se nga Maqedonia vetëm do të fitojnë, dhe nuk do të humbin asgjë.
“Ne jemi vend i vogël miqësor, por jemi shtet evropian… Jemi të bindur se në qershor Këshilli do të nisë negociatata paraqasëse me Maqedoninë. Vazhdojmë të punojmë që të marrim mbështetje nga të gjithë shtetet anëtare. Sa i përket çështjes së emrit, për Maqedoninë është e pranueshme një zgjidhje gjeografike që do të bëjë dallimin mes Greqisë veriore dhe Republikës së Maqedonisë. Insistojmë në zgjidhje afatgjate duke marrë parasysh që të mos cenohet identiteti dhe dinjiteti i dy shteteve. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi historike për të zgjidhur këtë çështje të hapur” , ka deklaruar Zaev.