Zoran Zaev: Ja si ndodhi me Selën natën e terrorit, ai është hero (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar për trimërinë e liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe tentimin e tij për të shpëtuar deputetët.

“Ziadin Sela na tha se do të qëndronte me ne deri në fund. Sela për mua është hero. Ai ka qenë aty, por kur ka parë se turma ishte drejtuar tek ne, ai më tha në spital kur e vizitova se ka lëvizur për të hequr gjithë atë tension. Por menjëherë është kapur dhe e kemi parë të përgjakur”, theksoi Zoran Zaevi.

Ai tha se nuk e di se si ka përfunduar në atë gjendje dhe se nuk e di se kanë arritur huliganët ta marrin Selën nga kordoni që kishin krijuar në një qoshe të sallës së konferencës për shtyp në Parlament.

Zaev tha gjithashtu se erdhën disa huliganë dhe i thanë se Ziadin Sela është i vdekur dhe se tani radhën e ka ai. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...