BLENDI PETROL
Aktuale

Zoran Zaev ka një porosi për Ditën e Punëtorëve

Lufta për më shumë të drejta për punëtorët është angazhimi ynë parësor me qëllim që të ndërtojmë një Maqedoni të moderuar, të barabartë për të gjithë, deklaroi me rastin e 1 majit kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev gjithashtu në këtë telegram urimi thotë se është e drejtë bazike e njeriut që të jetë i sigurt në vendin e tij të punës, kurse reflektim i çdo shoqërie të moderuar është vlerësimi i punës për të gjithë në mënyrë të barabartë.

“Jemi të vendosur dhe të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, kurse kujdesi për standardin e punëtorëve është prioritet për ne. Ne jemi të gatshëm të përkrahim fuqishëm zhvillimin e kompanive vendore, pasi që vetëm punëtorët e motivuar mund të krijojnë një ekonomi të mirëfilltë, vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë një jetë cilësore, rroga dhe pensione të mira, një Maqedoni të përparuar dhe të begatë”,- ka shkruar kryeministri Zaev në urimin e tij me rastin e 1 majit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button