Aktuale
Zoran Zaev: Komikët rus i kam kërkuar edhe vetë në telefon, që është mashtrim e kam kuptuar pardje
– Në deklaratë për mediet, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se komunikimi midis tij dhe komedianëve rus ka qenë reciproke, ai ka thënë se edhe vetë kryeministri i ka kërkuar disa herë duke menduar se po bisedon me Poroshenkon dhe Stoltenbergun.
I pyetur se kur e ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim, Zaev ka zbuluar se e ka marrë vesh parmbrëmë, kur edhe janë publikuar incizimet.
“I kam kërkuar edhe unë disa herë duke menduar se po flas me Presidentin Poroshenko. Edhe unë e kam marrë vesh pardje që këta persona ishin fals”, tha Zaev.

































