Zoran Zaev paralajmëron investime në Strugë
Një pjesë e mjeteve janë nga Buxheti republikan, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet Bankës Evropjane për Investime.
Projektet do të realizohen në bashkëpunim me komunat me qëllim që të mos mbetet asnjë komunë pa kanalizim dhe ujë të pastërt, theksojnë kryemisnitri Zaev dhe Minsitri I Transportit Sugarevski.
“Qeveria do të punojë në zhvillim të balancuar dhe shpërndarjen e fondeve nëpër mjediset rurale dhe do të mundësoje përmisim të cilësisë së jetesës dhe shëndetit të qytetarëve me ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemit të ujësjellësit. Paralelishtë me këtë, jemi në fund të bidesimeve për financimin e projekteve nga TAV, të cilat kapin vlerën e 35 milion eurove dhe mjeteve shtesë prej 25 milion eurove nga kursimet e institucioneve shtetërore të cilat i kemi bërë në periudhën e kaluar, mjetet do të lancohen për ujësjellës, rrjetet e kanalizimt dhe një pjesë do të ndahen për kopshtet e fëmijëve, shkollat, etj. E gjithë kjo kap vlerën prej gjashtëdhejtë milion euro”, shprehet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Në pjesën e projekteve të cilat realizohen me bankën Evropjane për investime në process janë dhjetë projekte të cilat kapin vlerën 3,3 milion euro, ndërtimi dhe rikonstruimi I rrjetit të ujësjellësit nëpër komunat e Strugës, Berovë, propishtip, Gjevgjeli,Vinicë, Zhelinë, Studenican, Mkedonski brod dhe Resnjë. Ndërsa në Bërvenicë punohet për ndërtimin e sistemit për kanalizimin rrugorë me mjetet e EIP. Në proces janë 11 projekte të cilat kapin vlerën e 4.4 milion eurove edhe atë shtatë projekte për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Manastirë, Negotinë, Veles, Kumanovë dhe Likovë. Katër projekte për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit nëpër komuanat Prilep, Dollnen, Strugë dhe Llozovë”, shprehet ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski.
Në fazën e procedurës së tenderimit janë 8 projekte në vlerë prej 3,9 milion euro në komuant që vijojnë, gostivarë, strumicë, tarce, mavrove dhe rostushe, demirhisar, Kumanove, pehçevë dhe negoriçani i vjetër, tha Sugarevski.
Ai njoftoi se në dispozicion janë edhe 12 milion euro mjete të pashfrytëzuara nga linja kreditore “EIB”, për këtë arsye ai ju bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave, të cilët ende kanë fonde në dispozicion, që të shpejtojnë, të dorzojnë projektet të gatëshme në këtë Ministri që të mund ti realizojnë të njejtit.