Zoran Zaev paralajmëron se sot arrihet marrëveshja, ja detajet
“Akoma nuk ka marrëveshje, shpresoj se sot do të merremi vesh me kryeministrin Alexis Tsipras”, theksoi kryeministri Zoran Zaev sot pas pjesëmarrjes në një forum biznesi në Shkup.
“Sot kemi bisedën thelbësore për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje. Nëse merremi vesh atëherë ajo do të bëhet e ditur nga të dyja palët në të njejtën kohë. Nëse kemi marrëveshje, menjëherë do të fillohet me agjendën e firmosjes së saj, njoftimin e opinionit publik dhe caktimi i takimeve me politikanët dhe partitë”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se më i rëndësishëm është deklarimi i qytetarëve përmes referendumit për zgjidhjen e arritur.
“I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, sidomos presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, të jenë të kujdesshëm në deklarata dhe ti ndihmojnë qytetarët që sa më lehtësisht të deklarohet në referendum”, theksoi kryeministri Zaev. I pyetur për emrat, ai tha se të të gjitha propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz janë në lojë. /IBNA