LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Zoran Zaev: PDSH pse jo në Qeveri, zbardhen detajet

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se PDSH mund të jetë pjesë e Qeverisë. “Unë kam
biseduar me Menduh Thaçin para zgjedhjeve lokale dhe ai shprehu gatishmëri për të
përkrahur reformat. Ne i kemi lënë hapur derën e bashkëpunimit dhe pse jo. Dy deputetë
janë të rëndësishëm”, theksoi Zaev.Por ai nuk bëri të ditur se kur do të formalizohet kjo.
Por nga PDSH deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë
fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion
në vendin e ASH-së, informon INA.“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston
pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar
një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. (INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button