Zoran Zaev: Të gjitha sukseset pas Marrëveshjes së Presës tregojnë se ia ka vlejtur nënshkrimi

Ia ka vlejtur, duke i pasur parasysh përfitimet, deklaroi kryeministri Zoran Zaev me rastin e një vjetorit të Marrëveshjes së Prespës, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Krivollak ku mbahet Dita e mysafirëve të lartë në kuadër të stërvitjes “Goditje e vendosur”.

“Sot, 17 qershor, një vit nga Prespa, së pari fituam një mik të ri. Jo se me Greqinë kemi pasur armiqësi serioze, por me të vërtetë ndjenja ishte e keqe, e hidhur, kur ishim të ndalur në proceset tona integruese. Ja pas një viti përfitimet e para i shikojmë si implikime të kësaj stërvitje, në përgatitjen tonë, për shkak të anëtarësimit të plotë disa mujor në NATO. Ky është synim i madh strategjik i vendit tonë, i tërë këtij rajoni, i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili jo para shekujsh, por para 17-18 viteve ka pasur konflikte. Kjo do të thotë paqe, stabilitet dhe siguri e përjetshme”, ka thënë Zaev.

Ai shtoi se paralelisht me këtë zhvillohen të gjitha proceset në BE dhe se jemi para marrjes së datës pas 15 viteve për fillimin e negociatave me BE-në.StrugaLajm

“E tërë kjo sjell ekonomi, sjell standard më të lartë, numrat tani më janë impresive, ato rriten dhe do të vazhdojë të rriten. Në fund dëshmi është e tërë ajo si një sublimat. Marrëveshjet definitivisht ndërtojnë shtëpi. Ne përmes kësaj e ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të cilën të gjithë do të qëndrojnë këtu. Ku do të jetojnë së bashku duke e organizuar jetën e tyre me fëmijët e tyre. Jeta është një dhe thjeshtë duhet ta bëjmë më të mirë, më bindëse dhe më të gëzuar për të gjithë”, potencoi kryeministri.StrugaLajm

Vlerësoi se një vit me të gjitha sukseset që janë arritur, në planin ekonomik, në planin e NATO-s, në planin e BE-së, në planin e reformave në vend, me të vërtetë, siç tha, tregojnë se ia ka vlejtur. ia ka vlejtur për atë që të gjithë jemi të fokusuar ndaj një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.

In : Aktuale

Loading...
loading...