Arben Taravari
Kjo puna e formimit të qeverisë, kur si dhe pse, është kthyer në serial maratonik.
Të gjithë janë kundër të gjithëve! Thënie e kundërthënie!
Statuse e shkrime! Krushqi që formohen aty për aty dhe po aq shpejt vijnë lajmet për divorc!
Atmosferë feste e po aq shpejt kumtesa të frikshme për Rrëmujë!
Jemi bërë subjekt për libër. Pleq që thinjen më shpejt, e të rinj që plaken edhe më shpejt. Duket se Zgjidhja ka ngrirë, ose e mbajnë peng. Nuk e jep Ivanovi, për hir të Gruevskit, mban qindra mijëra fëmijë të ngujuar për një njeri! Të Mëdhenjtë nuk pajtohen, gjejnë grimca, nuanca, gjëra të kota, që sipas tyre po na dalin më të rëndësishme se sa fëmijët që i kemi në shtëpi!
Puna ka arritur deri aty sa Mospëlqimi për bashkëpunime eventuale është argumentuar edhe me tipin e frizurës.
Dmth Burrat e Shtetit, Shtetarët, nuk gjejnë Zgjidhje pavarsisht se kan pas Zgjedhje, se gjithnjë ka një Shenjë, një Vigjilent, një Ters, që nuk i jep hov punës.
Kemi disa muaj që rrojmë pa qeveri, kafenetë janë plot me njerëz të paqeverisur, me hallexhinj, me të ndershëm, me viktima, me fajtorë, me spiunë, llafazan, trillues, thashethemexhinj, por fatkeqsisht të gjithë Të Varfër Pa Shtet, me Popull të çmemdur.
Ndërkombëtarët janë të gjithë të hutuar me argumentat tanë për mosformim të Qeverisë. Cilat parti dhe kur do e formojnë qeverinë, është bërë si pyetje për një milion dollarë.
Duket se më e sigurtë është të marrësh përgjigje nga fallxhitë se sa nga insitucionet përkatëse.
A ç’bëjmë ne? Ne bëjmë tifozeri dhe kënaqemi me këtë lojë që në fakt sa më shumë zgjat, aq më shumë na shkurton të Ardhmen e Fëmijëve…
Dhashtë Zoti dhe na jep derman me ndonjë zgjidhje qiellore sepse nga ana e toksorëve kjo punë ka marrë rrugën qorre…
Zoti na ruajt!