Zvarriten deponitë rajonale, afatet shtyhen sërish

Ndërtimi i deponive rajonale në vend vijon të mbetet peng i vonesave disavjeçare, ndërsa problemet me mbeturinat jashtë standardeve vazhdojnë të thellohen.
Nga Ministria e Mjedisit bëjnë të ditur se projekti për deponitë në Novaci dhe Rusino është ende në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, me synimin që tenderi të shpallet gjatë vitit 2026, ndonëse fillimisht ishte premtuar nisja në vitin 2025.
Ndërkohë, alarmi vjen nga terreni. Deponia e Bukovës pranë Ohrit konsiderohet e tejmbushur dhe me rrezik të lartë, ndërsa aktivistët paralajmërojnë për mungesë hapësire dhe ndotje të vazhdueshme.
Probleme të ngjashme raportohen edhe në hyrje të Strugës, ku një deponi e madhe ilegale vijon të mbetet shqetësim serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
Pavarësisht premtimeve për “kthesë të gjelbër”, ndërtimi i deponive rajonale mbetet ende në pritje.
.gif)




























