Zvicë, për një femër rrahen mbi 100 veta, pëson edhe një fëmijë shqiptar

Dy grupe rivale u përleshën në stacionin e trenit Laufen të shtunën në mbrëmje. Policia nuk e di ende se për çfarë ka ndodhur përleshja masive mes 100 personave dhe sic nënvizohet gjithcka ndodhi “për një grua” njofton gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” duke iu referuar Blick.ch.

Sipas njoftimit zyrtar përleshja ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:00  në këtë vendbanim midis Bazelit dhe Délemont.

“Me sa duket ka pasur edhe lëndime të lehta”, shkruan policia e Basel-Landschaft në një njoftim për media. Sipas konstatimeve të deritanishme të policisë, pas debateve fillimisht verbale para sheshit të akullit, kanë ndodhur sulme të ndërsjella mes dy grupeve rivale. Një total prej rreth 100 personash ka të ngjarë të kenë marrë pjesë. Më pas përleshjet u zhvendosën në drejtim të stacionit të trenit, i cili është rreth 650 metra larg.

Me të mbërritur policia, banditët janë larguar në drejtime të ndryshme.StrugaLajm

Policia nuk ka ende dijeni për arsyet që kanë çuar në përplasjen mes dy grupeve. Ajo është në kërkim të dëshmitarëve. Dyshohet se një mosmarrëveshje mes një 15-vjeçari zviceran dhe një shqiptar 15-vjeçar.“ Mosmarrëveshjet shpërthyen  për një femër – në fakt si gjithmonë. Përleshja nisi mes dy të rinjve, por më pas shqiptari thirri shumë shokë’, theksoi një dëshmitarë. Në këtë rrahje pësuan disa veta mes tyre edhe një fëmijë më i mitur.

In : Aktuale

Loading...
loading...