Të martën policia kantoniale e Nidwalden ka arrestuar tre persona, të cilët punonin në të zezë në fushën e ndërtimtarisë, shkruan “Luzerner Zeitung”.
Komisioni i Tregut të Punës kontrolloi një kantier ndërtimi, me ç`rast menjëherë sapo ju afruan, tre persona morën arratinë. Me ndihmën e policisë tre personat u arrestuan në Buoch dhe Stan. Ata kishin ardhur ilegalisht në Zvicër dhe qëllimi i tyre ishte të punonin në të zezë.
Të tre punëtorët ishin nga Maqedonia dhe sipas rregullit ata do të dëbohen.