Zvicër-Zug: Sherr mes zviceranëve dhe shqiptarëve

Natën e së dielës, pak përpara 1:30 në Alpenquai të qytetit Zug ndodhi një përleshje e rëndë mes dy grupeve. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, dy djem ishin duke shkuar për në shtëpi kur u takuan me një grup burrash. Aty erdhi deri te provokimi i dyanshëm, që solli edhe përleshjen fizike, shkruan zentralplus.ch.

Dy zviceranë 23 dhe 26 vjeç duheshin të transferohen në spital, për shkak të plagëve të marra. Dy pjesëmarrës tjerë në ngjarje, u kapën në afërsi të vendit ku ndodhi zënka. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar nga Kosova dhe një 26 vjeçar nga Zvicra. Ata janë dërguar në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë së Zug.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...