BLENDI PETROL
Aktuale

Zviceranet ‘çmenden’ pas meshkujve shqiptar

Martesat dykombëshe janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta, shkruan ‘Blick’. Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranët kanë partnerë të huaj.

Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër.

Në vitet 80’ përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70%, kurse kjo shifër ka rënë në 48%.

Martesat binacionale lidhen më shpesh në qytetet e mëdha, sesa në zonat rurale, për shkak se të huajt më shumë kanë tendencë të vendosen nëpër qendra më të mëdha sesa në fshatra.

Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit.
Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000. Statistikat tregojnë se divorcet janë në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj.

‘Blick’ jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.

Ndërkohë, sipas statistikave, femrat zvicerane më së shumti preferojnë me meshkujt italianë, kurse preferenca për ata të Kosovës është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë.

Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.

Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button